
4
DHOMËZA E FRIGORIFERIT
Përdorni enë plastike, metalike, alumini dhe
qelqi si dhe letër plastike për të mbështjellë
ushqimet.
Përdorni gjithmonë enë të mbyllura për
lëngjet dhe për ushqimet që mund të
lëshojnë ose përthithin erë ose shije, ose
mbulojini ato.
Nëse keni një sasi të vogël ushqimi që do të
fusni në frigorifer, ju këshillojmë të përdorni
raftet mbi sirtarin e freskisë së frutave dhe
perimeve, pasi kjo është zona më e ftohtë e
dhomëzës.
Ushqimet që lëshojnë një sasi të madhe
gazi etilen dhe ato që janë të ndjeshme
ndaj këtij gazi, siç janë frutat, perimet dhe
sallata, duhet të jenë gjithmonë të veçauara
ose të mbështjella në mënyrë që të mos
reduktojnë kohën e ruajtjes; për shembull,
mos i vendosni domatet bashkë me frutat
kiwi ose lakrën.
Për të shmangur rënien e shisheve, mund
të përdorni mbajtësen e shisheve (e
disponueshme në disa modele).
Mos i vendosni ushqimet shumë afër,
për të mundësuar një qarkullim ajri të
mjaftueshëm.
DHOMËZA E NGRIRËSIT
Ngrirësi është vendi ideal për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira, formimin e kubeve të
akullit dhe ngrirjen e ushqimeve të freskëta
në dhomëzën e ngrirësit.
Numri maksimal i kilogramëve të ushqimeve
të freskëta që mund të ngrihen brenda një
periudhe 24-orëshe, tregohet në pllakëzën e
të dhënave (…kg/24h).
Nëse keni një sasi të vogël ushqimi për të
futur në ngrirës, ju këshillojmë të përdorni
zonën më të ftohtë të dhomëzës së ngrirësit,
që ndodhet në zonën e poshtme.
Legjenda
ZONA MESATARE
Sugjerohet për ruajtjen e frutave tropikale,
kanaçeve, pijeve, vezëve, salcave, turshive,
gjalpit, reçelit
ZONA E FTOHJES
Sugjerohet për ruajtjen e djathit, qumështit,
ushqimeve të përditshme, ushqimeve
delikate, kosit, sallameve, ëmbëlsirave
SIRTARI I FRUTAVE & PERIMEVE
SIRTARËT NORMALË TË NGRIRËSIT
SIRTARI I ZONËS SË NGRIRËSIT
(ZONA E FTOHJES MAKS) Sugjerohet për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta/të gatuara
Shënim: Tonaliteti gri i legjendës nuk përkon me
ngjyrën e sirtarëve
011
400010896389
KARTELA E PRODUKTIT
WWW
Kartela e produktit me të dhënat e energjisë së kësaj
pajisjeje mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Indesit
docs.indesit.eu
SI TË MARRIM UDHËZUESIN E PËRDORIMIT DHE
KUJDESIT
>
WWW
Shkarkoni Udhëzuesin e Përdorimit dhe
Kujdesit nga faqja jonë e internetit
docs.indesit.eu(ju mund ta përdorni kodin QR),
duke specikuar kodin komercial të produktit.
> Përndryshe, kontaktoni Shërbimin tonë të
Klientit të pas-shitjes.
KONTAKTIMI I SHËRBIMIT TONË TË PAS
SHITJEVE
Ju mund t'i gjeni detajet tona të kontaktit në
manualin e garancisë. Kur kontaktoni Shërbimin
tonë të Klientit të pas shitjes, ju lutemi
specikoni kodet në pllakën e identikimit të
produktit.
Printuar në Itali
SI TË RUANI USHQIMET
DHE PIJET
Comentarios a estos manuales